Për projektin
“EU Youth Caravan – Karvani Rinor i BE-së” është projekt që i lidh të rinjtë nga të tetë rajonet planore të Maqedonisë së Veriut, duke krijuar hapësirë për mësim, dialog, kreativitet dhe pjesëmarrje aktive rinore në proceset e lidhura me integrimin evropian.
Përmes tetë forumeve rajonale rinore, 160 të rinj patën mundësi të eksplorojnë vlerat evropiane, të diskutojnë për sfidat dhe mundësitë që sjell integrimi evropian dhe të shprehin qëndrimet e tyre për të ardhmen e komuniteteve të tyre. Përmes punëtorive interaktive, debateve, simulimeve dhe punës krijuese, ata krijuan produkte origjinale dhe mesazhe të përbashkëta rinore që përfaqësojnë idetë, pritjet dhe vizionet e tyre për Evropën.
Videot, podkastet, posterat, infografikat dhe veprat e tjera krijuese prezantohen në Galerinë Virtuale Rinore, si hapësirë ku zëri i të rinjve nga të tetë rajonet fiton dukshmëri dhe mbetet i qasshëm për publikun e gjerë.
Projekti zbatohet nga IGI Gostivar, në partneritet me Organizatën e Grave të Strumicës dhe Analytica – Shkup, me mbështetje financiare nga Suedia, përmes UNOPS.








